Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Facebook po punon në një aplikacion të ri

Jeni duke menduar për një Skype apo Zoom tjetër por rasti nuk është i tillë. Clubhose ka vetëm audio dhe foto profili.

Facebook po punon në një aplikacion të ri

Facebook mund të vlerësohet për shumë aplikacione dhe teknologji që sot janë normale ose esenciale për median sociale, dhe një rol të madh ka luajtur eksperienca prej mëse 17 vjeçare e kompanisë.

Por do të ishte gabim nëse themi se Facebook është i gjithi plot funksione unike. Në vitet e fundit platforma ka kopjuar shumë prej rivalëve dhe raportimet të fundit flasin për një tjetër kopje.

New York Times raportoi se Facebook është duke punuar në një aplikacion të ngjashme me Clubhouse. Aktualisht nuk ka informacion se kur rrjeti social ka filluar zhvillimin e një kloni të Clubhouse por ekipi i brendshëm që po punon me të e quan produktin si Fireside.

Produkti është në fazat e para të zhvillimit.

Nëse nuk keni dëgjuar për Clubhouse, aplikacioni e përshkruan veten si një hapësirë për biseda audio me miqtë dhe njerëz të tjerë që kanë interesa të përbashkëta në mbarë botën.

Jeni duke menduar për një Skype apo Zoom tjetër por rasti nuk është i tillë. Clubhose ka vetëm audio dhe foto profili.

Siduket Zuckerberg e ka kuptuar menjëherë se kjo platformë sociale do të bëhej shumë popullore. Kujtojmë se disa lëvizje të Facebook në të kaluarën kanë qenë blerja e konkurrentëve në hapat e parë si Instagram, WhatsApp dhe Oculus. Madje kompania tentoi të blinte edhe Snapchat në 2013-ën për 3 miliardë dollarë po pa sukses.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: