Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

OnePlus do të prezantojë tre telefonë të rinj gjatë muajit Mars

Ishte spekuluar se modeli buxhetor i kësaj linje do të kishte një emër si OnePlus 9E ose 9 Lite i cili do të reduktonte më tutje hendekun mes segmentit të lartë dhe atij buxhetor siç janë seritë OnePlus Nord N.

OnePlus do të prezantojë tre telefonë të rinj gjatë muajit Mars

OnePlus e pret një Mars i vështirë ndërsa kompania po përgatitet të lançojë të paktën katër pajisje të reja përfshirë një model me kosto të ulët OnePlus 9R krahas modeleve standarde OnePlus 9 dhe 9 Pro.

Ishte spekuluar se modeli buxhetor i kësaj linje do të kishte një emër si OnePlus 9E ose 9 Lite i cili do të reduktonte më tutje hendekun mes segmentit të lartë dhe atij buxhetor siç janë seritë OnePlus Nord N.

Ky model do të ruajë ekranin 6.5-inç 90Hz zë Nord N10, procesorin Snapdragon 690 dhe kamerën 64-megepiksel por mund të ketë më shumë RAM prej 8GB dhe bateri 5,000 mAh sipas 91Mobiles.

Ndërsa modelet e segmentit të larët OnePlus 9 dhe 9 Pro do të ketë procesorin Snapdragon 888 dhe ekran 120Hz. Por spekulimet nuk mbarojnë këtu sepse raportohet se kompania do të zbulojë orën inteligjente WearOS i cili do të ketë ngjashmëri me Oppo Watch RX. Presim që herët a vonë kompani të nisë publikimin e detajeve rreth smartfonëve në këtë muaj që sapo kemi hyrë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: