Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Oppo sfidon Apple dhe Samsung me Find X3 Pro

Telefoni del në shitje në Evropë më 30 Mars. Oppo zgjeroi aktivitetin në Evropë në 2018-ën duke nënshkruar marrëveshje me disa operatorë dhe rrjete celulare.

Oppo sfidon Apple dhe Samsung me Find X3 Pro

Prodhuesi Kinez i smartfonëve Oppo lançoi një smartfon të ri flagship ditën e Enjte ndërsa përpiqet të hyjë akoma më tepër në segmentin e lartë të smartfonëve për të sfiduar Apple dhe Samsung.

Find X3 do të shitet në Kinë ndërsa Find X3 Pro në tregjet ndërkombëtare. Oppo është në pronësi të BBK Electronics, e njëjta kompani që shet smartfonët Oppo dhe Realme. Në tre mujorin e katërt të 2020-ës Oppo ishte prodhuesi i 4 më i madh në botë ndërsa për herë të parë kaloi Huawei në Kinë sipas Counterpoint Research.

Kërkesa në rritje për teknologjinë 5G dhe shitja e modeleve buxhetore si seritë low-cost A dhe marka Reno kanë ndihmuar kompaninë. Me Find X3 Pro Oppo synon të zgjerohet në tregjet e huaja përballë Xiaomi, Apple dhe Samsung.

Detajet e Find X3 Pro:

  • Ekran 6.7-inç AMOLED me rezolucion 3216×1440
  • 5G
  • Procesor Qualcomm Snapdragon 888
  • Një sistem kamerash me 4 sensorë: 50-megapiksel kryesore, 13-megapiksel telefoto, 3-megapiksel microlente dhe 32-megapiksel selfie
  • Sistem operativ Android
  • 12GB RAM dhe 256GB memorie
  • 4500 mAh bateri, karikim me kabëll 65W, wireless 30W

Telefoni del në shitje në Evropë më 30 Mars. Oppo zgjeroi aktivitetin në Evropë në 2018-ën duke nënshkruar marrëveshje me disa operatorë dhe rrjete celulare.

Së bashku me rivalët e Xiaomi, Samsung dhe Vivo, Oppo synon të përfitojë vështirësitë që po kalon Huawei përballë sanksioneve Amerikane.

Në tregjet si Evropa Oppo duhet të ndërtojë një imazh më cilësore duke shënjestruar segmentin e lartë nëse dëshiron të sfidojë Apple dhe Samsung.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Të Përdorura

Samsung Galaxy Note 9

26,990 L