Përdoruesit e Windows Hello mund të përdorin tashmë një kamër të jashtme ose të brendshme ndërsa Windows Defender Application Guard është përmirësuar.
Prej disa javësh dhe Përditësimi i Majit të Windows 10-ës njohur me emrin e koduar si 21H1 ka mbërritur tashmë. Së shpejti do të shfaqet në listën e përditësimeve të Windows.
Përmes një postimi në blogun e Windows, Microsoft zyrtarisht lajmëroi ardhjen e përditësimit. Nuk është ndonjë përditësim jetik për nga rëndësia, por sjell me vete rregullime shumë të rëndësishme të cilat mbajnë sistemin operativ në performancë të lartë.
Përdoruesit e Windows Hello mund të përdorin tashmë një kamër të jashtme ose të brendshme ndërsa Windows Defender Application Guard është përmirësuar.
Microsoft thotë se mund të gjeni përditësimin duke shkuar në Windows Update.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë