Seritë 6000M dalin në shitje nga 1 Qershori.
AMD prezantoi seritë e shumëpritura Radeon RX 600M të kartave grafike me arkitekturën RDNA 2.
Këto seri përfshijnë tre çipe: RX 6800M, RX 6700M dhe RX 6600M. AMD thotë se modeli flagship 6800M ka kartën grafike më të fuqishme që mund të gjeni në një laptop duke tejkaluar variantin mobil RTX 3080 të Nvidia.
AMD thotë se RX 6700M ofron 100 fps për lojëra popullore në rezolucion 1440p. 6600M është më i mirë se konkurrentët në gaming 1080p.
Megjithatë pritet që në ditët në vijim të shohim testime të pavarura të cilat tregojnë performancën e këtyre çipeve grafike krahasuar me konkurrencën.
Seritë 6000M dalin në shitje nga 1 Qershori.
AMD gjithashtu prezantoi AMD Advantage, një nismë e cila do të inkurajojë prodhuesit e kompjuterët të ofrojnë funksionalitete të avancuara në sistemet e tyre AMD.
Është diçka e ngjashme me programin Intel Evo. Një laptopë AMD Advantage do të ofrojë:
Laptopi i parë AMD Advantage do të jetë Asus ROG Strix G15 që mund të konfigurohet me Ryzen 9 5900HX, Radeon RX 6800M dhe ekran 15-inç WQHD 165Hz dhe 3ms vonesa.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë