Lenovo thotë se mund të karikojë shumicën e laptopëve 13 ose 14-inç me 65W dhe efikasitet 93%. Funksionon me kompjuterët Windows dhe macOS.
Lenovo prezantoi një produkt të ri quajtur Go Wireless Charging Kit me të cilin të mund karikoni përmes teknologjisë wireless disa modele laptopësh.
Pajisja përdor teknologjinë “Power By Contact” nga Energy Square në vend të standardit të zakonshëm Qi.
Është 3.2 mm i trashë dhe mund të vendoset në mur por edhe në tavolinë për sa kohë aksesori shtesë është i vendosur në bazën e laptopit dhe lidhet me USB-C.
Lenovo thotë se mund të karikojë shumicën e laptopëve 13 ose 14-inç me 65W dhe efikasitet 93%. Funksionon me kompjuterët Windows dhe macOS.
Karikimi wireless tek laptopët mbetet ende një risi. Dell lançoi atë që e quan karikim 2n1, një laptop Latitude 7285 që prej 2017-ës që ngjante më shumë me një tablet.
Lenovo do të shesë Go Wireless Charging Kit në Tetor për 140dollarë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë