Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Nvidia dhe ASUS zbulojnë monitorin gaming 500Hz

Zakonisht lojtarët përdorin monitorë 144Hz e madje në disa raste 250Hz. Edhe pse 500Hz mund të duket e tepruar, Nvidia thotë se bën diferencën në evenimente kompetitive.

Nvidia dhe ASUS zbulojnë monitorin gaming 500Hz

Nvidia dhe Asus prezantuan ekranin e parë në botë me frekuencë 500Hz në konferencën Computex 2022. Asus premtoi një ekran 24-inç me panelin 500Hz dizajnuar për titujt e esporteve në rezolucionin 1080p.

Megjithatë kompania nuk zbuloi çmimin e as datën e debutimit për monitorin ROG Swift 500Hz. Lajmi vjen pas dy vitesh bashkëpunim mes Nvidia dhe Asus për monitorët gaming 360Hz në CES 2020.

Zakonisht lojtarët përdorin monitorë 144Hz e madje në disa raste 240Hz. Edhe pse 500Hz mund të duket e tepruar, Nvidia thotë se bën diferencën në evenimente kompetitive.

Për të demonstruar teknologjinë e re Nvidia ka përdorur kamerën Phantom VEO 640S e cila ka 72GB RAM për të regjistruar lojën Valorant me 1000fps.

Nvidia thotë se monitori 500Hz e bën më të lehtë gjurmimin e shënjestrës falë animacioneve më të ëmbla. Përfitimi më i madh i një ekrani me frekuencë të lartë është reduktimi i vonesave dhe Nvidia thotë se përdoruesit do të shohin lojtarët në lëvizje më parë sesa në një monitor 240Hz dhe 144Hz.

Normalisht për një ekran 500Hz duhet një kompjuter dhe kartë grafike e fuqishme. Sipas spekulimeve Nvidia ka planifikuar të lançojë gjeneratën e re RTX 4090 në Verë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: