Drejt fundit të vitit shërbimi do të bëhet gjerësisht i disponueshëm.
Starlink lançoi një version të pjatave të internetit satelitor për anijet dhe jahtet vetëm pak ditë pasi autoritetet Amerikane i dhanë leje të ofrojë shërbim për mjetet në lëvizje.
Starlink tha se shërbimi ofron internet deri në 350Mbps në det në një kohë kur deri më sot lidhja në internet ishte e pamundur gjatë udhëtimeve me anije.
Megjithatë nuk do të kushtojë pak por 10 mijë dollarë vetëm hardueri. Ndërsa shërbimi kushton 5 mijë dollarë në muaj.
Krahasuar me shërbimin që ofrohet për konsumatorët, këto janë shifra të larta. Aktualisht një konsumator paguan 599 dollarë për harduerin dhe instalimin dhe 110 dollarë në muaj për shërbimin.
Elon Musk në Twitter shpjegoi se terminalet e Starlink Maritime ndryshojnë nga ato për konsumatorët sepse kanë fuqinë për të ruajtur lidhjet në kushtet atmosferike të rënda deri në stuhi.
Musk gjithashtu tha se kishte paguar deri në 150 mijë dollarë në muaj për një shërbim shumë më të dobët në anijet e tyre.
Aktualisht shërbimi do të funksionojë vetëm në brigjet e SHBA, Evropës, Australisë dhe Zelandës së Re. Drejt fundit të vitit shërbimi do të bëhet gjerësisht i disponueshëm.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë