“Duam të falenderojmë të gjithë konsumatorët dhe zhvilluesit të cilën e kanë përdorur dhe kontribuar për vite me radhë në dy dekadat e fundit.”
Pak javë përpara se ti japim lamtumirën Flash, Adobe dërgoi ditën e sotme përditësimin e fundit tek Flash Player. Në vend të një paraqitjeje të ndryshimeve që sjell ky version, Adobe e shfrytëzoi për ti dhënë lamtumirën.
“Sot është përditësimi i fundit i Flash Player për të gjitha vendet e botës me përjashtim të Kinës,” shkruante Adobe. “Duam të falenderojmë të gjithë konsumatorët dhe zhvilluesit të cilën e kanë përdorur dhe kontribuar për vite me radhë në dy dekadat e fundit.”
Nga data 31 Dhjetor kompania do të ndalojë së mbështeturi Flash Player dhe përmbajtjet e saj do të bllokohen nga 12 Janari. Adobe ju bën thirrje përdoruesve të ç’instalojnë Flash Player nga sistemi në mënyrë që të mbrojnë kompjuterët e tyre.
Softueri ka qenë teknologjia kryesore e uebit për dekada. Përdorimi ka rënë në vitet e fundit ndërsa standardet e hapura si HTML5, WebGL dhe WebAssembly fituan popullaritet për shkak edhe të sigurisë që kanë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë