Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Adobe lançon Illustrator për iPad

Me Illustrator kompania solli elementët kryesor të aplikacionit desktop direkt në iPad nga e para. Eksperienca e Illustrator është e njëjta edhe në versionin iPad.

Në aktivitetin Max vitin e kaluar, Adobe tha se do të sillte Illustrator-in në iPad në 2020-ën. Pas thuajse një viti nga ky lajm, versioni tablet i aplikacionit popullor të ilustrimeve, logove dhe dizajnimit të brendit është gati.

Kur e debutoi aplikacionin Photoshop në iPad në 2019-ën, kishte një numër shumë të kufizuar funksionalitetesh dhe vështirë se mund të bënit punë në të. Kompania reagoi me shpejtësi duke shtuar mjete të reja.

Me Illustrator kompania solli elementët kryesor të aplikacionit desktop direkt në iPad nga e para. Eksperienca e Illustrator është e njëjta edhe në versionin iPad.

Normalisht Adobe ka përmirësuar disa aspekte të tij për ta përshtatur për ekranet me prekje dhe lapsin Apple Pencil.

Përmes këtij të fundit mund të vizatoni në Illustrator për iPad njëlloj si në çdo aplikacion tjetër. Illustrator i konverton shkrimet  dhe format në objekte vektoriale.

Mjetet Pen, Shape Builder, Pathfinder janë të gjithë në këtë aplikacion. Gjithashtu një librari me 18 mijë llojshmëri tekstesh është e disponueshme në Illustrator për iPad.

Adobe tha se 5 mijë përdorues kanë testuar Illustrator në iPad gjatë fazës eksperimentale. Illustrator në iPad përfshihet me një abonim Creative Cloud por është i disponueshëm edhe më vete për 10 dollarë në muaj.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L