Monedhë

Kategoritë

3 javë më parë

Ajër i pastër, i freskët dhe i shëndetshëm në çdo moment falë pastruesve të ajrit Xiaomi

Në vitin 2013 ndotja e ajrit u kthye në një problematikë aq të madhe sa u nevojit një zgjidhje e menjëhershme. Kështu u projektuan pastruesit e ajrit të cilët u shndërruan menjëherë në pajisjen më esenciale në shumë shtëpi. Në ditët e sotme teknologjia ka evoluar aq shumë sa mund të gjenden pafund modele me fuqi dhe përmasa të ndryshme në treg dhe kërkesat për to vetëm rriten vit pas viti. Në vitin 2014 u prezantuan për herë të parë pastruesit e ajrit nga Xiaomi dhe brenda vitit u shitën miliona prej tyre, duke rezultuar në një sukses të madh. Përgjatë viteve në vijim e deri më sot Xiaomi mbetet në brandet elitare të pastruesve të ajrit në tregun botëror.

Pika e fortë e Xiaomit për një sukses të tillë është metoda që ndiqet për realizimin e çdo produkti të ri. Përmes forumeve online Xiaomi fton individë të interesuar për të shfaqur nevojat që do preferojnë tju mbulohen nga produkti i ri, si dhe mund ta testojnë versionin beta për të dhënë përshtypje, në mënyrë që Xiaomi të përmirësojë çdo detaj të produktit dhe të sjellë atë që tregu ka vërtet të nevojshme. Një tjetër avantazh i Xiaomit është sistemi smart i cili mbulon gjithë shtëpinë. Mjafton të shkarkoni aplikacionin ” Mi Home App” për të kontrolluar çdo pajisje Xiaomi që zotëroni. Kështu mund të vendosni në punë pastruesin tuaj të ajrit përmes aplikacionit më përpara dhe kur të mbërrini në shtëpi të shijoni ajrin e pastër e të freskët.

Sigurisht që këto produkte të mrekullueshme nuk mund ti mungonin Shpresa.Al e cila sjell gjithmonë më të mirën për klientët e saj. Duke filluar nga Xiaomi Smart Air Purifier 4 Lite, i cili është në gjendje të mundësojë 6000L ajër të pastër në minutë duke mbrojtur gjithë ata që vuajnë nga alergjitë. Nëse dëshironi diçka edhe më të madhe e të fuqishme Xiaomi Smart Air Purifier 4 është ajo që po kërkoni. Pajisur me sensor me lazer për të pastruar çdo grimcë papastërtie në ajër dhe mbulon sipërfaqe deri në 48m2. Gjithashtu ju mundësojmë dhe Xiaomi Smart Air Purifier 4 Pro e cila mbulon 60m2 sipërfaqe dhe pastron 8330L ajër në minutë duke eleminuar 99.97% të papastërtive në ajër. Tashme mund ti thoni lamtumirë aromës së gatimit në shtëpi, tymit, pluhurit, polenit, aromës së kafshëve dhe çdo ndikimi tjetër negativ në ajër, duke shijuar shtëpi të pastër dhe me aromë të këndshme në çdo kohë.

Dizajn i mirëmemnduar në detaje, filtra të mirënjohura HEPA si dhe përdorim jashtëzakonisht i lehtë për këdo i bëjnë pastruesit e ajrit nga Xiaomi një ndër produktet më të suksesshme të tij. Nëse jeni duke kërkuar si të mbani shtëpinë tuaj gjithmonë të freskët, nëse vuani nga alergjitë e stinës apo nëse jeni duke parë për një dhuratë sa më të dobishme për shtëpi, sapo keni gjetur produktin ideal. Si gjithmonë Shpresa.Al mendon për ju dhe sigurohet tju mundësojë më të mirën që tregu botëror ofron me çmimet më konkuruese në treg. Ejani në dyqanet tona ose vizitoni faqen tonë të web-it dhe merrni produktin në duar brenda një ore. Kualitet, shërbim dhe oferta si gjithmonë vetëm tek Shpresa.Al.

Për të parë të gjithë gamën e produkteve Xiaomi kliko këtu.

Dil i kënaqur me:

- 30%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Xiaomi Smart Air Purifier 4 Lite

13,990 L
Kurseni: 6,000 L
- 37%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Xiaomi Smart Air Purifier 4

16,990 L
Kurseni: 10,000 L
- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Xiaomi Smart Air Purifier 4 Pro

22,990 L
Kurseni: 7,000 L
- 28%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Xiaomi Smart Air Purifier 4 Compact

8,990 L
Kurseni: 3,500 L
- 44%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Xiaomi Smart Air Purifier 4 Lite Filter

4,490 L
Kurseni: 3,500 L
- 44%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Xiaomi Smart Air Purifier 4 Pro Filter

4,990 L
Kurseni: 4,000 L