Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

Algoritmet inteligjentë trajnuar me sete fjalëkalimesh zbulojnë 87 milionë fjalëkalime në 60 sekonda

Baza e sulmeve brute-force është testimi i të gjitha kombinimeve të mundshme në përpjekje për të gjetur fjalëkalimin.

Algoritmet inteligjentë trajnuar me sete fjalëkalimesh zbulojnë 87 milionë fjalëkalime në 60 sekonda

Me vetëm pak dollarë, pak kohë dhe një algoritëm inteligjent brute-force, shumica e fjalëkalimeve mund të deshifrohen në më pak kohë sesa mendoni.

Sipas një analize nga ekspertë të Kaspersky, 59 përqind e 193 milionë fjalëkalimeve u deshifruan në më pak se 60 minuta, ndërsa 45 përqind e tyre në më pak se 60 sekonda.

Baza e sulmeve brute-force është testimi i të gjitha kombinimeve të mundshme në përpjekje për të gjetur fjalëkalimin.

Megjithatë ekspertët e Kaspersky shpjeguan se algoritmet inteligjente janë trajnuar mbi një set fjalëkalimesh për të përllogaritur frekuencën e kombinimeve të ndryshme të fjalëkalimeve nga më të lehtat tek ato më komplekset.

Kur marrim në konsideratë faktin se shumica e fjalëkalimeve kanë karakteristika të ngjashme siç është kombinimi i emrave, datave dhe sekuencave të tastierës, gjetja e tyre bëhet më e lehtë.

Studimi i Kaspersky zbuloi se me metodën brute-force, 10 përqind e fjalëkalimeve zbuloheshin në 60 sekonda, por duke aplikuar algoritme inteligjente, shifra rritej në 45 përqind. Në një afat kohor prej 60 minutash, metodat tradicionale brute-force zbulonin 20 përqind të fjalëkalimeve, ndërsa algoritmet inteligjente të trajnuara me sete fjalëkalimesh zbulonin 59 përqind të tyre.

Në këtë lidhje gjeni analizën e plotë të Kaspersky.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: