Monedhë

Kategoritë

6 ditë më parë

Amazon bën ofertë për blerjen e TikTok në SHBA

Sipas New York Times një distributor ka bërë një ofertë të minutës së fundit për të blerë aplikacionin dhe ka vënë në dijeni zëvendës presidentin Amerikan JD Vance si dhe Sekretarin e Tregtisë Howard Lutnick për këtë lëvizje.

Amazon bën ofertë për blerjen e TikTok në SHBA

Raportohet se gjiganti Amerikan e-commerce Amazon është në bisedime për të blerë TikTok përpara se urdhri për ndalimin e platformës të hyjë në fuqi.

Sipas New York Times një distributor ka bërë një ofertë të minutës së fundit për të blerë aplikacionin dhe ka vënë në dijeni zëvendës presidentin Amerikan JD Vance si dhe Sekretarin e Tregtisë Howard Lutnick për këtë lëvizje.

Nuk është e qartë pse Amazon ka bërë një ofertë të minutës së fundit ndërsa TikTok përballet me një bllokim tjetër më 5 Prill nëse nuk bën një marrëveshje. Por presidenti Trump ka sinjalizuar se mund ta shtyjë këtë afat nëse lind nevoja.

Amazon kështu i bashkohet disa kompanive dhe investitorëve të tjerë të cilët kanë dërguar propozime. Mes tyre është YouTuberi i famshëm MrBeast, bashkëthemeluesi i Reddit Alexis Ohanian dhe Perplexity AI.

Edhe me afatin vetëm disa ditë larg, ne ende nuk e dimë saktësisht se kur do të merret një vendim për të ardhmen e TikTok. Trump ka thënë se dëshiron të shpallë një marrëveshje përpara afatit të së shtunës.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

GËZUAR PASHKËT
Ofertë!

Apple iPhone 16 Pro Max

113,990 L158,990 L

Furnizim i Ri - Oferte Online

GËZUAR PASHKËT

Apple iPhone 16 Pro Max