Monedhë

Kategoritë

7 muaj më parë

AMD blen startupin e inteligjencës artificiale në përpjekje për të kapur Nvidian

AMD ka premtuar në investojë dhe të ndërtojë një koleksion të unifikuar softueri për të fuqizuar çipe të ndryshme që kompania prodhon.

AMD blen startupin e inteligjencës artificiale në përpjekje për të kapur Nvidian

Ditën e Marte AMD zbuloi se planifikon të blejë startupin e inteligjencës artificiale Nod.ai si pjesë e një përpjekje për të avancuara softuerët e kompanisë.

Në garën për të kapur rivalin Nvidia, Advanced Micro Devices (AMD) planifikon të investojë në softuerë kritikë të nevojshëm për çipet e AI të avancuara të kompanisë. Pas më shumë se një dekade punë, Nvidia ka krijuar një avantazh të fuqishëm në çipet AI përmes softuerëve që zhvillon dhe ekosistemit të zhvilluesve të softuerit.

AMD ka premtuar në investojë dhe të ndërtojë një koleksion të unifikuar softueri për të fuqizuar çipe të ndryshme që kompania prodhon.

Blerja e Nod.ai është pjesë e kësaj strategjie për shkak se teknologjia ju mundëson kompanive të implementojnë modele AI të cilat janë të përshtatura për çipet AMD. Nod.ai shet teknologjinë e saj për operatorët e qendrave të mëdha të të dhënave.

Kushtet e marrëveshjes nuk u bënë publike, por startupi Nod.ai ka ngritur investime prej 36.5 milionë dollarë. 

Copyright: © PCWorld Albania