Monedhë

Kategoritë

7 muaj më parë

AMD duke hetuar një sulm të mundshëm kibernetik

Sakaq AMD konfirmoi se është duke hetuar raportimet. IntelBroker pretendon se të dhënat për shitje përmbajnë produkte të ardhshme, databaza punonjësish dhe konsumatorësh.

AMD duke hetuar një sulm të mundshëm kibernetik

AMD është duke hetuar një sulm kibernetik potencial. Një haker me pseudonimin IntelBroker është duke shitur të dhëna të cilat pretendon se i ka marrë nga AMD.com gjatë një sulmi këtë muaj raportoi Bleeping Computer.

Sakaq AMD konfirmoi se është duke hetuar raportimet. IntelBroker pretendon se të dhënat për shitje përmbajnë produkte të ardhshme, databaza punonjësish dhe konsumatorësh.

“Jemi në dijeni të një organizate të krimit kibernetik e cila pretendon se ka në posedim të dhëna të vjedhura nga AMD,” tha kompania përmes një deklarate bërë për Bloomberg.

“Jemi duke punuar me agjencitë ligjzbatuese dhe paternerët e hostimit për të hestuar pretendimet në fjalë si dhe rëndësinë që bartin të dhënat.”

Në të kaluarën IntelBroker është përpjekur të shesë të dhëna të cilat janë vjedhur nga Europol, The Home Depot dhe DC Health Link. Në 2022 AMD konfirmoi se është duke hetuar pretendimet se grupit të hakerëve RansomHouse për vjedhjen e 450GB të dhënave.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: