Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

AMD nuk heq dorë nga AM4: Ryzen 5 5500X3D shfaqet online

Ryzen 5 5500X3D është shfaqur në databaza të ndryshme online dhe mes specifikave të tij vihet re një dizajn me 6 bërthama dhe 12 threads, frekuencë bazë 3Ghz dhe maksimale Turbo prej 4Ghz.

AMD nuk heq dorë nga AM4: Ryzen 5 5500X3D shfaqet online

AM4 është platforma e procesorëve AMD që refuzon të vdesë. Pas debutuan disa çipe të reja në Qershor – pothuajse 7 vite që kur AMD e lançoi AM4 me seritë Ryzen 1000 të procesorëve – AMD është rikthyer me një model tjetër të ri.

Ryzen 5 5500X3D është shfaqur në databaza të ndryshme online dhe mes specifikave të tij vihet re një dizajn me 6 bërthama dhe 12 threads, frekuencë bazë 3Ghz dhe maksimale Turbo prej 4Ghz.

Këto specifika janë në një linjë me çipin ekzistues Ryzen 5 5500 që debutoi në 2022 dhe kushton 159 dollarë. Është një çip buxhetor i cili shkon për gamerat që nuk duan të shpenzojnë para të konsiderueshme në një kompjuter gaming.

Sot mund të blihet me gjysmën e çmimit e kostoja e ulët i atribuohet mungesës së PCIe 3.0 dhe grafikave të integruara që modeli Ryzen 5 5600G i kishte.

Nëse AMD planifikon të sjellë 5500X3D në treg për gamerat me buxhet të ulët, presim që shohim PCIe 4.0 sepse çdo gjë tjetër poshtë kësaj nuk do të bënte sens. Kartat grafike humbasin shumë performancë në PCIe 3.0.

Gjithashtu çipi duhet të kushtojë ndjeshëm më pak sesa 5600X3D që aktualisht shitet për 200 dollarë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: