Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

AMD nuk heq dorë nga mbështetja e platformës së vjetër AM4

Baza e përdoruesve të AM4 mund të qëndrojë e sigurtë lidhur me dyshimet për mbështetjen që kompania do ti japë platformës.

AMD nuk heq dorë nga mbështetja e platformës së vjetër AM4

AMD do të vazhdojë të mbështesë platformën AM4 derisa kostoja e prodhimit të memories së vjetër DDR4 të bëhet më e kushtueshme sesa DDR5 tha menaxheri teknik i marketingut të AMD Donny Woligroski.

Baza e përdoruesve të AM4 mund të qëndrojë e sigurtë lidhur me dyshimet për mbështetjen që kompania do ti japë platformës.

Jo vetëm që prezantoi katër procesorë të rinj në CES këtë vit – Ryzen 7 5700X3D, Ryzen 7 5700, Ryzen 5 5600GT dhe Ryzen 5 5500GT – por Woligrosky thotë se mbështetja do të vijojë.

Ka kaluar një vit që kur AMD lançoi procesorët Ryzen 7000 mbi platformën AM5. Kjo ka standardet më të fundit të memories dhe PCIe të cilat janë arsye e mjaftueshme për të qëndruar në AM4 për shkak të kostos së lartë që kanë.

Një prej arsyeve pse shumë përdorues po hezitonin të kalonin në Ryzen 7000 ishin problemet e para që u shfaqen me pajtueshmërinë. Por në Korrik të 2023 pllakat amë AM5 u përditësuan me një AGESA të re e cila rriti pajtueshmërinë me DDR5.

AMD planifikon të ofrojë mbështetje për AM5 për disa vite, të paktën deri në 2025 është konfirmuar zyrtarisht.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: