Monedhë

Kategoritë

11 muaj më parë

AMD po përgatit një procesor gaming X3D për laptopët

Edhe pse nuk ka asnjë informacion rreth disponueshmërisë së laptopit në treg, në Weibo u postuar një imazh të tregon specifikat.

AMD po përgatit një procesor gaming X3D për laptopët

Siç duket përdoruesit e fuqishëm të laptopëve do të kenë një arsye më tepër për të blerë një të ri. Sipas një postimi në rrjetin social Weibo në Kinës, Asus po përgatitet të shesë një laptop që ka procesorin Ryzen 9 7945HX3D.

Nisur nge germat X3D në emrin e procesorit, çipi i ri mund të vijë me teknologjinë 3D V-Cache i cili rrit ndjeshëm performancën gaming.

Edhe pse nuk ka asnjë informacion rreth disponueshmërisë së laptopit në treg, në Weibo u postuar një imazh të tregon specifikat.

Njëlloj si me procesorët e tjerë Dragon Range (çipet mobile Ryzen 7000 për laptopët), 7945HX3D do të vijë me konfigurimin standard Ryzen 9 7950X në desktop por i reduktuar në energji dhe përshtatur për laptopët.

Sipas burimit, ROG Strix SCAR 17 do të ketë ekran 17.3-inç diagonal, 32GB DDR5, 2TB SSD dhe bateri prej 90Wh.

Pritshmëritë për Ryzen 9 7945HX3D janë 16 bërthama Zen 4 me 128MB L3 cache dhe TDP mes 55 deri në 75W.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: