Ryzen 5 5600GT është APU-ja më e shpejtë me 6 bërthama në platformën AM4 bazuar në arkitekturën Cezanne të Zen 3. Ka një frekuencë bazë prej 3.6Ghz dhe maksimale prej 4.6Ghz.
APU-të Ryzen 5000 nga AMD do të përditësohen në kategorinë nën 150 dollarë me Ryzen 5 5600GT dhe Ryzen 5 5500GT me 6 bërthama secili.
AMD ka vendosur të ecë përpara me përditësime në platformën AM4 dhe seritë Ryzen 5000G të APU-ve do të kenë dy variante të reja. Dizajnuar për ndërtuesit e kompjuterëve me buxhet të ulët dhe gamerat, APU-të e reja sjellin më shumë frekuencë.
Ryzen 5 5600GT është APU-ja më e shpejtë me 6 bërthama në platformën AM4 bazuar në arkitekturën Cezanne të Zen 3. Ka një frekuencë bazë prej 3.6Ghz dhe maksimale prej 4.6Ghz.
Çipi vjen me 19MB cache, TDP prej 65W dhe grafikat e integruara Radeon Vega 7. Frekuenca është rritur me 200Mhz krahasuar me Ryzen 5 5600G dhe do të shitet për 140 dollarë.
Çipi i dytë, Ryzen 5 5500GT kushton 125 dollarë. Ka 6 bërthama dhe 12 threads me frekuencë bazë prej 3.6Ghz dhe maksimale prej 4.4Ghz. Edhe ky model ka grafikat e integruara Radeon Vega 7 dhe TDP prej 65W.
Në aspektin e performancën Ryzen 5 5600GT do të jetë 10 përqind më i shpejtë në gaming dhe 11 përqind në produktivitet krahasuar me Ryzen 5 5600G. Ndërkaq Ryzen 5 5500GT është 3 përqind më i shpejtë në gaming dhe 10 përqind në produktivitet krahasuar me Ryzen 5 5600G.
Të dy çipet dalin në shitje nga data 31 Janar.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë