Monedhë

Kategoritë

6 muaj më parë

AMD thotë se temperaturat e procesorëve Ryzen vetëm se do të rriten me gjeneratat e ardhshme

Por me rritjen e densitetit të tranzistorëve, hapësira ku aplikohet ftohja ngushtohet duke çuar në rritje të temperaturës. Procesorët Ryzen 7000 me emrin e koduar Raphael operojnë në temperatura të larta.

AMD thotë se temperaturat e procesorëve Ryzen vetëm se do të rriten me gjeneratat e ardhshme

AMD beson se ndërsa çipet avancojnë më tutje, temperatura në tërësi do të rriten më tutje me gjeneratat e ardhshme Ryzen.

Procesorët Ryzen 7000 janë padyshim çipet më efikase në treg për kompjuterët. Arkitektura e re Zen 4 sjell rritje të mëdha performance me një bërthama dhe shumë bërthama falë rritje së densitetit të tranzistorëve dhe ndryshimeve arkitekturore.

Por me rritjen e densitetit të tranzistorëve, hapësira ku aplikohet ftohja ngushtohet duke çuar në rritje të temperaturës. Procesorët Ryzen 7000 me emrin e koduar Raphael operojnë në temperatura të larta.

Zakonisht ato arrijnë temperaturën 95C gjatë proceseve intensive duke kërkuar sisteme të fuqishme ftohjeje për të marrë performancën maksimale prej tyre.

Gjatë një interviste për QuasarZone, zëvendës presidenti i AMD David Mcafee thotë se po punojnë fort me TSMC për të optimizuar teknologjitë më të fundit në cilësi dhe stabilitet.

Ai la të kuptohej se me rritjen e numrit të tranzistorëve, temperaturat ose do të qëndrojnë siç janë ose do të rriten më tepër me gjeneratat e ardhshme.

Intel besojnë të njëjtën gjë. Gjenerata më e fundit e procesorët Intel janë disa prej çipeve më të nxehta në përdorim dhe mund të kapërcejnë temperaturën 100c. Disa prodhues pllakash amë kanë zgjeruar limitin në 115 gradë të temperaturës maksimale.

Inxhinierët e kompanive besojnë se çipet moderne mund të përballojnë temperatura të larta duke ruajtur performancën maksimale të tyre.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: