Aplikacionet do të fillojnë të shfaqen në Microsoft Store por përdoruesit kanë mundësi të instalojnë edhe nga Amazon App Store.
Në aktivitetin e sotëm të Windows, Microsoft prezantoi versionin më të fundit të sistemit operativ me një pamje të re dhe funksionalitete të shtuara.
Një prej disavantazheve më të mëdha të Windows është mungesa e aplikacioneve. Por sot kompania tha se aplikacionet Android do të funksionojnë në Windows 11.
Aplikacionet do të fillojnë të shfaqen në Microsoft Store por përdoruesit kanë mundësi të instalojnë edhe nga Amazon App Store.
Për të sjellë integrimin e aplikacioneve ndërtuar për arkitekturat ARM, Microsoft ka përdorur teknologjinë “Intel Bridge”. Me dhjetëra mijëra aplikacione Android, përdoruesit e Windows 11-ës do ta mirëpresin këtë ndryshim.
Versionet e para eksperimentale të Windows 11-ës debutojnë javën e ardhshme.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë