Mund të bëni pyetje, të dërgoni kërkesa apo gjeneroni përmbajtje. Mund të krijoni imazhe, të analizoni të dhëna të ngarkuara, të krijoni përmbledhje tekstesh, të qaseni në GPT e personalizuara etj.
OpenAI ka zgjeruar disponueshmërinë e aplikacionit ChatGPT për Windows. Muajin e kaluar e lançoi vetëm për përdoruesit me pagesë, ndërsa tani është i disponueshëm për këdo që ka një llogari ChatGPT.
Kjo do të thotë se nuk do të keni më nevojë të vizitoni uebsajtin për të përdorur shërbimin. Aplikacioni pa pagesë është i disponueshëm për Windows 10 dhe Windows 11. Për ta shkarkuar mjafton të vizitoni uebsajtin e OpenAI dhe të klikon lidhjen për versionin Windows nën seksionin e aplikacioneve desktop.
Pasi të klikoni lidhjen, do të dërgoheni tek Microsoft Store për ta shkarkuar. Ekzekutoni instaluesin .exe dhe pasi të ketë përfunduar, mund të kyçeni në llogarinë tuaj. Aplikacioni desktop është shumë i ngjashëm me ueb aplikacionin.
Mund të bëni pyetje, të dërgoni kërkesa apo gjeneroni përmbajtje. Mund të krijoni imazhe, të analizoni të dhëna të ngarkuara, të krijoni përmbledhje tekstesh, të qaseni në GPT e personalizuara etj.
Përdoruesit me pagesë mund të bisedojnë me audio gjithashtu krahas kërkesave me tekst.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë