Monedhë

Kategoritë

7 muaj më parë

Aplikacioni Google Messages tashmë ka një buton të chatbotit Gemini

Nëse nuk keni përdorur Gemini më përpara në Google Messages, fillimisht duhet të pranoni kushtet dhe termat e shërbimit.

Aplikacioni Google Messages tashmë ka një buton të chatbotit Gemini

Google zgjeroi aksesin në Gemini brenda aplikacionit Google Messages në Maj të 2024. Më pas në fillim të muajit kompania hoqi ekskluzivitetin e Gemini në Google Messages për Samsung dhe Pixel duke sjellë chabotin AI në pajisjet Android me të paktën 6GB RAM.

Sakaq pak javë më vonë u mësua se Google Messages ishte duke testuar një mënyrë më të shpejtë për të aksesuar Gemini me një buton të dedikuar. Ndryshimi tani duket se po implementohet gjerësisht për përdoruesit e Google Messages.

Duke shtypur butonin pluskues të Gemini, përdoruesit do të kenë qasje të menjëhershme tek chaboti dhe të fillojnë një bisedë menjëherë. Nëse nuk keni përdorur Gemini më përpara në Google Messages, fillimisht duhet të pranoni kushtet dhe termat e shërbimit.

Më pas mund të bisedoni me Gemini, të kërkoni një mesazh draft, ide recetash etj. Butoni Gemini qëndron mbi butonin e fillimit të një bisede të re në cepin e djathtë poshtë të ekranit.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: