Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Aplikacioni Messages në iOS 16, përdoruesit mund të tërheqin mesazhet e dërguara

Funksionet në fjalë do të aplikohen vetëm për mesazhet e dërguara 15 minutat e fundit. Pas këtij afati përdoruesit nuk mund të bëjnë ndryshime.

Aplikacioni Messages në iOS 16, përdoruesit mund të tërheqin mesazhet e dërguara

Së shpejti Apple do të lejojë përdoruesit të tërheqin mesazhet që nuk kishin dëshiruar ti dërgonin. Aplikacioni i përditësuar i Message në iOS do të ketë një opsion të ri quajtur “Undo Send” si dhe opsionin për të edituar bisedat që keni dërguar apo ti markoni si të palexuara.

Funksionet në fjalë do të aplikohen vetëm për mesazhet e dërguara 15 minutat e fundit. Pas këtij afati përdoruesit nuk mund të bëjnë ndryshime.

Marrësit e mesazheve mund të shohin indikatorë që tregojnë nëse një mesazh është edituar apo tërhequr pas.

Gjithashtu Apple do të lejojë rikuperimin e mesazheve të fshira për një periudhë prej 30 ditësh.

Vitin e kaluar kompania prezantoi disa përmirësime në funksionet e shpërndarjes. Këtë vit do ti përmirësojë më tepër duke shtuar SharePlay në Messages në mënyrë që dy miq të mund të shohin video dhe dëgjojnë muzikë ndërsa bisedojnë së bashku.

Mjetet të kontrollit prindëror janë integruar me Messages në iOS 16. Konkretisht prindërit mund të aprovojnë apo refuzojnë kërkesa për më shumë përdorim të telefonëve nga fëmijët e tyre direkt nga Messages. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Apple iPhone XS Max

17,990 L23,990 L