Monedhë

Kategoritë

11 muaj më parë

Aplikacioni rival i Twitter nga Meta nuk do të vijë në Evropë

Bashkimi Evropian së fundi gjobiti Meta me 390 milionë euro ndërsa ditën e djeshme u godit me një paditi sepse nuk kishte marrë aprovimin e përdoruesve përpara se tu ofronte reklama të personalizuara.

Aplikacioni rival i Twitter nga Meta nuk do të vijë në Evropë

Rivali i Twitter ndërtuar nga Meta quajtur Threads do të debutojë ditën e nesërme në SHBA dhe Britani por mund të mos vijë në Evropë, të paktën për një periudhë afatshkurtër.

Një përfaqësues i Meta tha për autoritetet Irlandeze ku gjendet selia Evropiane e kompanisë, se momentalisht nuk do të lançohet në Evropë.

Threads nuk do të ofrohej nisur nga kërkesat më rigoroze të privatësisë.

Bashkimi Evropian së fundi gjobiti Meta me 390 milionë euro ndërsa ditën e djeshme u godit me një paditi sepse nuk kishte marrë aprovimin e përdoruesve përpara se tu ofronte reklama të personalizuara.

Në 2021 Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave gjobiti WhatsApp me 225 milionë euro sepse nuk kishte dhënë detaje të mjaftueshme për mënyrën sesi shkëmben të dhënat me Facebook.

Një situatë e ngjashme mund të përsëritet me Threads, duke qenë se ky i fundit është i lidhur ngushtë me Instagram prej ku importon edhe të dhënat nga ato të reklamimit tek informacione të sjelljes.

Threads po vjen në një kohë kur Twitter por përballet me probleme siç është kufizimi i numrit të cicërimave që një përdorues sheh apo degradim i shërbimit për aplikacionin Tweetdeck.

Shumica e përdoruesve janë vënë në kërkim të alternativave siç është Bluesky apo Mastodon.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L85,990 L
 

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L