Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Apple dërgonte pajisjet për ti shkatërruar, kompania e riciklimit i rishiste

Gjigandi i iPhone thotë se jo të gjithë pajisjet janë të lidhura në rrjete celulare dhe shifra e pajisjeve të rishitura mund të jetë shumë më e lartë.

Apple paditi në gjykatë një kompani Kanadeze që e akuzon se ka rishitur 100 mijë iPhone, iPad dhe Apple Watch. Padia e dërguar që prej Janarit shkoi në drejtim të firmës së riciklimit GEEP.

GEEP është kontraktuar nga Apple në 2014-ën për të shkatërruar produktet dhe përdorur materialet e tyre për riciklim.

Mungesën e pajisjeve Apple e vuri re gjatë një auditi që i bëri magazinës dhe pajisjet po dërgoheshin në pjesë të ndërtesës që nuk mbuloheshin nga kamera CCTV. Më pas bëri një kontroll të numrave serialë të pajisjeve dërguar tek GEEP dhe gjeti se 18% ende ishin aktivë në rrjete celulare.

Apple në padi thotë se ka dërguar kompanisë për të shkatërruar 530 mijë iPhone, 25 mijë iPad dhe 19 mijë e dyqind Apple Watch gjatë periudhës 2015-2017.

Gjigandi i iPhone thotë se jo të gjithë pajisjet janë të lidhura në rrjete celulare dhe shifra e pajisjeve të rishitura mund të jetë shumë më e lartë.

Apple kërkon nga GEEP 31 milionë dollarë së bashku me çdo qindarkë që ka fituar nga rishitja.

Nga ana tjetër GEEP e pranoi se ka rishitur pajisjet por fajin e lë tek tre punonjës të cilët kanë mashtruar kompaninë. Në momentin që kishte zbuluar mashtrimin, tre punonjësit kishin dhënë dorëheqjen dhe GEEP thotë se nuk ka fituar asgjë nga pajisjet e rishitura.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

10,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 11

20,900 L20,990 L