Monedhë

Kategoritë

7 muaj më parë

Apple do të shpenzojë miliarda dollarë në 2024 për të blerë serverë AI

Analisti beson se Apple ka vendosur të blejë dhe ti instalojë vetë serverët AI për trajnimin e modeleve të mëdha gjuhësore në vend të hostimit nga ofrues të tjerë.

Apple do të shpenzojë miliarda dollarë në 2024 për të blerë serverë AI

Apple pritet të shpenzojë miliarda dollarë në harduerë për të mbështetur përpjekjet e saj në inteligjencë artificiale në 2024 sipas analistit të shquar të planeve të kompanisë Ming-Chi Kuo.

Sipas tij Apple do të shpenzojë të paktën 620 milionë dollarë në serverë në 2023 dhe 4.75 miliardë dollarë në 2024.

Apple mund të blejë mes 2-3 mijë serverë këtë vit ndërsa vitin e ardhshëm deri në 20 mijë serverë. Kuo beson se Apple po blen serverë pajisur me çipin HGX H100 8-GPU për trajnimin e inteligjencës artificiale gjeneruese ndërsa kompania planifikon të kalojë në B100 vitin e ardhshëm.

Nvidia e quan H100 si një platformë superkompjuteri AI ku secila kushton 250 mijë dollarë.

Analisti beson se Apple ka vendosur të blejë dhe ti instalojë vetë serverët AI për trajnimin e modeleve të mëdha gjuhësore në vend të hostimit nga ofrues të tjerë.

Madje ai thotë se Apple mund të zhvillojë çipet e saj të serverëve për të ulur kostot edhe pse nuk ka prova që gjiganti iPhone po e bën këtë.

Edhe pse Apple po bën investime të mëdha në AI, përpjekjet e saj në blerjen e serverëve janë pas rivalëve si Meta dhe Microsoft. Mark Gurman i Bloomberg raportonte se Apple do të shpenzojë vetëm 1 miliardë dollarë në vit në AI. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

99,990 L129,990 L
 

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L
 
- 48%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple Macbook Air 15″, 8GB, 256GB SSD, M2 (2023)

119,990 L
Kurseni: 110,000 L