Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

Apple gati të lançojë një iMac të ri me procesorin M3

Ndryshimet pritet të ketë edhe tek komponentët e brendshëm të iMac, disa prej të cilëve janë ridizajnuar. Gurman thotë se Apple ka ndërtuar një mbajtëse të re për iMac.

Apple gati të lançojë një iMac të ri me procesorin M3

Apple është gati të lançojë një iMac 24-inç në gjysmën e dytë të vitit sipas Mark Gurman të Bloomberg. Duke shkruar në buletinin e tij Power On, Gurman raportoi se zhvillimi i dy modeleve të reja iMac është në fazën finale dhe Apple së fundi ka filluar testimet e prodhimit.

Gurman pret që 2023 iMac të fillojë prodhimin në masë  pas tre muajsh.

Mbi të gjitha ky kompjuter do të vijë me çipin e gjeneratës së re Apple M3. Gurman thotë se çipi do të ketë rritje të konsiderueshme performance dhe efikasiteti falë procesit të ri të prodhimit 3-nanometër të TSMC.

Ndryshimet pritet të ketë edhe tek komponentët e brendshëm të iMac, disa prej të cilëve janë ridizajnuar. Gurman thotë se Apple ka ndërtuar një mbajtëse të re për iMac.

Ekrani pritet të mbetet i njëjti, 24-inç. Së bashku me kompjuterin në fjalë, Gurman thotë se varianti 15-inç i MacBook Air do të vijë, si dhe të rifreskohet modeli 13-inç së bashku me Mac Pro-në e parë.

Ai pret që këto Mac të vinë në fund të pranverës dhe fillim të verës. Nuk dihet nëse MacBook Air të rinj do të vinë me çipin M3. 

Copyright: © PCWorld Albania