Monedhë

Kategoritë

2 javë më parë

Apple humbet statusin si kompania më me vlerë në botë për shkak të tarifave të Trump

Kjo sepse Apple ka ekspozim të lartë ndaj Kinës me prodhimin dhe shitjen e iPhone. Apple mbështetet në kompanitë Kineze për prodhimin e produkteve të saj flagship duke e ekspozuar përballë politikave agresive ekonomike të Trump.

Apple humbet statusin si kompania më me vlerë në botë për shkak të tarifave të Trump

Apple ka humbur vendin e saj si kompania më me vlerë në botë përballë Microsoft pas katër ditësh dramatike me vlerën e aksioneve të saj të cilat u luhatën në mënyrë të fortë nga përshkallëzimi i luftës tregtare së Trump me Kinën, vend ku pjesa më e madhe e iPhone montohen.

Vlera e tregut e Apple ra në 2.59 trilionë dollarë ndërsa Microsoft vlerësohet me 2.64 trilionë dollarë. Aksionet e gjigantit të iPhone kanë rënë me 23 përqind gjatë vetëm katër sesioneve tregtare duke fshirë 700 miliardë dollarë vlerë tregu.

Kjo sepse Apple ka ekspozim të lartë ndaj Kinës me prodhimin dhe shitjen e iPhone. Apple mbështetet në kompanitë Kineze për prodhimin e produkteve të saj flagship duke e ekspozuar përballë politikave agresive ekonomike të Trump.

Në tërësi mbarë tregu është tronditur nga tarifat e Trump i cili i aplikoi ato mbi 100 vende të botës. Gjatë katër ditëve Nasdaq ra me 13 përqind. Analistët e UBS parashikojnë që çmimi i iPhone 16 Pro Max mund të rritet me deri në 350 dollarë si rezultat i tarifave Amerikane.

Apple ka eksperimentuar me prodhimin e telefonëve në Vietnam dhe Indi vitet e fundit por kalimi i gjithë prodhimit nga Kina drejt këtyre dy vendeve do të ishte i pamundur në një periudhë afatshkurtër për shkak të zinxhirëve kompleksë të furnizimit në Kinë.

Nga ana tjetër Trump thotë se Apple mund ti prodhojë iPhone dhe pajisjet e tjera në SHBA ndërkaq CEO i kompanisë Tim Cook shprehej se ekspertiza e prodhimit dhe prodhimi në shkallë të gjerë e Kinës është e paarritshme nga asnjë vend tjetër i botës. 

Copyright: © PCWorld Albania