Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

Apple i bashkohet Big Tech me reduktim të fuqisë punëtore

Përmes një lajmërimi kompania tha se lëvizja erdhi për të përmirësuar mirëmbajtjen e dyqaneve. Apple ju tha punonjësve të prekur se mund të riaplikonin për role të tjera brenda kompanisë.

Apple i bashkohet Big Tech me reduktim të fuqisë punëtore

Apple, që deri më sot ka shmangur largimet nga puna që kanë bërë kompanitë rivale Microsoft dhe Google, ka vendosur të eliminojë disa role sipas Bloomberg.

Numri i pozitave të prekura besohet të jetë i vogël dhe janë brenda ekipeve të distribuimit të kompanisë me një fokus tek punonjësit të cilët janë përgjegjës për ndërtim dhe mirëmbajtje të ambienteve të shitjes së Apple apo magazinave.

Përmes një lajmërimi kompania tha se lëvizja erdhi për të përmirësuar mirëmbajtjen e dyqaneve. Apple ju tha punonjësve të prekur se mund të riaplikonin për role të tjera brenda kompanisë.

Ata që nuk janë pranuar në rolet e reja do të merrnin 4 muaj pagesë. Kompania ka marrë masa për të shkurtuar kostot që prej vitit të kaluar por deri më sot ka shmangur largimet masive që kanë bërë Big Tech.

Amazon ka larguar 27 mijë punonjës, Meta 21 mijë punonjës, Microsoft 10 mijë punonjës dhe Google 10 mijë punonjës. Reduktimi i fundit i fuqisë punëtore të kompanisë ishte me 200 punonjës të cilët po punonin në Projektin Titan të makinës autonome.

Copyright: © PCWorld Albania