Gjiganti i iPhone tha se ka mbyllur 428 mijë llogari zhvilluesish për aktivitet mashtrues dhe bllokuar krijimin e 105 mijë llogarive të rreme të zhvilluesve.
Apple tha se ka parandaluar 2 miliardë dollarë transaksione mashtruese dhe refuzuar afro 1.7 milionë aplikacione të reja për shkelje të privatësisë dhe sigurisë në 2022.
Gjiganti i iPhone tha se ka mbyllur 428 mijë llogari zhvilluesish për aktivitet mashtrues dhe bllokuar krijimin e 105 mijë llogarive të rreme të zhvilluesve.
Ka çaktivizuar 282 milionë llogari konsumatorë të rreme. Gjithashtu theksoi se ka parandaluar në proces krijimin e 198 milionë llogarive të reja të cilat kishin për qëllim mashtrimin.
Në 2021 llogaritet se Apple ka bllokuar 802 mijë llogari zhvilluesish. Kompania ja atribuoi reduktimin e bllokimit të llogarive metodave dhe protokolleve të reja që parandalojnë krijimin e tyre.
Kompania tha se në 2022 kishte mbrojtur përdoruesit përballë 57 mijë aplikacioneve të dyshimta nga dyqane të paligjshme. Afro 6.1 milionë aplikime për aplikacione janë bërë gjatë vitit të kaluar.
Apple tha se mbi 147 milionë vlerësime mashtruese janë identifikuar dhe bllokuar në 2022.
Së fundi kompania bllokoi afro 3.9 milionë karta krediti të vjedhura nga blerjet dhe dëboi 714 mijë llogari. Si rezultat janë mbrojtur 2 miliardë dollarë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë