Apple do të lançojë fillimisht Apple Intelligence në gjuhën Angleze në SHBA me debutimin e iOS 18.1, iPadOS 18.1 dhe macOS Sequoia 15.1 në Tetor.
Lançimi i Apple Intelligence do të ndjekë një ritëm të ngadaltë ndërsa Apple gradualisht shton funksionalitete dhe mbështetje për më shumë gjuhë në muajt në vijim.
Kompania ka konfirmuar tashmë mbështetjen për disa gjuhë ndërsa Apple Intelligence do të ofrohet në gjuhët Gjermane, Italiane, Koreane, Portugeze dhe Vietnameze në 2025.
Këto janë gjuhë që do ti bashkohen asaj Kineze, Franceze, Japoneze dhe Spanjolle njoftuar më herët nga kompania.
Apple do të lançojë fillimisht Apple Intelligence në gjuhën Angleze në SHBA me debutimin e iOS 18.1, iPadOS 18.1 dhe macOS Sequoia 15.1 në Tetor.
Kështu përdoruesit nuk do të kenë menjëherë qasje në Apple Intelligence kur iPhone të dalë në shitje ditën e Premte. Mjetet do të ofrohen në gjuhët Angleze për Australinë, Kanadanë, Zelandën e Re, Afrikën e Jugut dhe Britaninë në Dhjetor.
Vitin e ardhshëm gjithashtu do të lançohen në Indi dhe Singapor.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë