Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

Apple lançon iOS 17.3.1 me rregullime minimale

Përditësimi do të mbërrijë në fund të muajit Shkurt ose fillim të Marsit. Apple gjithashtu lançoi macOS Sonoma 14.3.1 duke adresuar të njëjtin problem dhe watchOS 10.3.1 me rregullime gabimesh.

Apple lançon iOS 17.3.1 me rregullime minimale

Apple ditën e Enjte lançoi iOS 17.3.1, një përditësim i iOS 17.3. Sipas dokumentacionit të Apple, përditësimi rregullon disa keqfunksionime, përfshirë një rast kur teksti duplikohet ose mbivendoset ndërsa përdoruesit shkruajnë.

Sipas uebsajtit të sigurisë së Apple, përditësim nuk adreson asnjë problem sigurie. iOs 17.3.1 vjen pas një raporti në fillim të javës se Apple ishte pranë finalizimit të tij.

Apple gjithashtu po punon me iOS 17.4 që sjell emoji të reja dhe disa funksionalitete së bashku me ndryshime madhore në App Store parashikuar nga rregullorja e re Europiane.

Përditësimi do të mbërrijë në fund të muajit Shkurt ose fillim të Marsit. Apple gjithashtu lançoi macOS Sonoma 14.3.1 duke adresuar të njëjtin problem dhe watchOS 10.3.1 me rregullime gabimesh.

Ja sesi të instaloni iOS 17.3.1

iPhone juaj mund tju dërgojë një njoftim për ta instaluar përditësimin. Megjithatë ju mund ta bëni manualisht duke ndjekur hapat mëposhtë:

  1. Hapni Settings.
  2. Shtypni General.
  3. Shtypni Software Update.
  4. Do të vëreni përditësimin të shfaqet dhe shtypni “Download and Install” ose “Install Now” nëse iPhone juaj e ka shkarkuar përditësimin.
  5. Duhet të vendosni fjalëkalimin tuaj dhe iPhone do të rindizet pas shkarkimit dhe instalimit të përditësimit

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

99,990 L129,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L
 

Apple iPhone 13 Pro

48,990 L57,990 L
 

Apple iPhone 13 Pro Max

57,990 L61,990 L