Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

Apple nuk është më kompania më me vlerë në botë

Vendin e parë tashmë e mban Saudi Aramco me 2.42 trilionë dollarë vlerë. Është hera e parë që prej 2020-ës që Aramco rikthehet në krye.

Apple nuk është më kompania më me vlerë në botë

Apple humbi pozicionin e saj si kompania më me vlerë në botë nxitur edhe nga një shitje masive e aksioneve të kompanisë teknologjike.

Gjiganti Arab i naftës Saudi Aramco rifitoi vendin e parë nga prodhues i iPhone për herë të parë pas dy vitesh.

Investitorët kanë shitur masivisht aksionet në kompanitë teknologjike muajt e fundit duke riinvestuar në asete me rrezikshmëri më të ulët.

Bitcoin dhe kriptomonedhat tjera gjithashtu humbën terren me shpejtësi. Aksionet e Apple ranë me 5% në bursën e Nju Jorkut duke tkurrur vlerën në 2.37 trilionë dollarë.

Vendin e parë tashmë e mban Saudi Aramco me 2.42 trilionë dollarë vlerë. Është hera e parë që prej 2020-ës që Aramco rikthehet në krye.

Që nga fillimi i vitit aksionet e Apple kanë rënë me 20%. Inflacioni dhe rritja e çmimeve janë parë si kërcënim për rritjen ekonomike botërore pas pandemisë së Covid-19.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 18%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Apple TV 4K 32GB

16,490 L
Kurseni: 3,500 L
- 35%
Second Chance
Ofertë!

Apple iMac 21.5″ Late 2013 , 8GB, 1TB HDD, Core i5

64,990 L
Kurseni: 35,000 L
- 17%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Amazfit GTR 2 Sport Edition

19,990 L
Kurseni: 4,000 L