Monedhë

Kategoritë

5 muaj më parë

Apple po konsideron blerjen e motorit të kërkimit AI Perplexity

Ndërsa Apple nuk ka bërë një ofertë, Bloomberg thotë se janë bërë disa takime në muajt e fundit. Në muajin Maj Eddy Cue diskutoi integrimin e Perplexity në shfletuesin Safari.

Apple po konsideron blerjen e motorit të kërkimit AI Perplexity

Ekzekutivët e Apple po mendojnë blerjen e Perplexity AI, një lëvizje e cila shërben jo vetëm për afrimi e talenteve në këtë fushë por edhe ofrimin e një motori kërkimit bazuar në AI në të ardhmen sipas Bloomberg.

Bisedime të brendshme janë realizuar ndërsa ende nuk është bërë një ofertë formale. Ekzekutivët gjithashtu po diskutojnë një alternativë tjetër në vend të blerjes që është bashkëpunimi i ngushtë mes tyre. Ideja është zhvillimi i një motori kërkimi AI ose integrimi i tij në Siri.

Ndërsa Apple nuk ka bërë një ofertë, Bloomberg thotë se janë bërë disa takime në muajt e fundit. Në muajin Maj Eddy Cue diskutoi integrimin e Perplexity në shfletuesin Safari.

Aktualisht Apple ka një marrëveshje me Google prej të cilës përfiton 18 miliardë dollarë në vit për ta bërë atë motorin kryesor të kërkimit. Nëse Apple detyrohet nga autoritetet Amerikane për të shkëputur marrëveshjen me Google e cila është kritikuar vazhdimisht si antikonkurruese, gjiganti i iPhone mund të vijojë me blerjen e Perplexity. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Apple iPhone 16 Pro Max
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 16 Pro Max

Price range: 104,990 L through 134,990 L
 
Apple iPhone 16 Pro
SAPO ERDHI

Apple iPhone 16 Pro

Price range: 85,990 L through 95,990 L
 
Apple iPhone 16e
SUMMER TIME ONLINE

Apple iPhone 16e

49,990 L