Apple Watch SE e re është 20% më e shpejtë sesa gjenerata e kaluar

Apple Watch SE e re është 20% më e shpejtë sesa gjenerata e kaluar

Apple planifikon të shesë orën e re Watch SE me një çmim më të përballueshëm. Modeli GPS fillon nga 249 dollarë ndërsa celular 299 dollarë.

Dy vite pasi prezantoi Apple Watch SE, apple është gati për një rifreskim të orë së segmentit të ulët.

Kompania me orën e re solli disa prej funksioneve të modeleve më të shtrenjta. Së pari ka të njëjtin procesor të Apple Watch Series 8. Sipas Apple ora e re Watch SE ofron 20% më shumë performancë se paraardhësi.

Ashtu si Series 8 ka funksionalitetin e identifikimit të aksidenteve me makinë. Dy akselerometër të rinj bëjnë që Watch SE të identifikojë nëse makina juaj është përplasur apo rënë në një greminë.

Apple planifikon të shesë orën e re Watch SE me një çmim më të përballueshëm. Modeli GPS fillon nga 249 dollarë ndërsa celular 299 dollarë.

Si versioni i kaluar do të shitet në tre ngjyra: argjendtë, errët dhe bardhë. Ajo mund të blihet nga data 16 Shtator.

Copyright: © PCWorld Albania