Marrëveshja është aprovuar pa kushte nga Komisioni Evropian.
Komisioni Evropian ka aprovuar blerjen 7.5 miliardë dollarëshe të ZeniMax Media, kompania pas lojërave Doom dhe Fallout dhe studios Bethesda, nga Microsoft.
Marrëveshja është aprovuar pa kushte nga Komisioni Evropian. Sapo marrëveshja të përmbyllet, Microsoft do të ketë në pronësi 23 studio lojërash përfshirë edhe portofolin e Bethesda.
Lajmet për blerjet e Bethesda filluan të qarkullonin në Shtator. Microsoft ka planifikuar të ofrojë në formë abonimit lojërat e Bethesda përmes Xbox Game Pass.
Lëvizjet i paraprijnë një stili abonimi i ngjashëm me Netflix ku lojërat aksesohen me plane abonimi dhe përmes cloud gaming.
Me cloud gaming lojtarët mund të luajnë një lojë e cila transmetohet në pajisjen e tyre përmes një infrastrukture në distancë
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë