Zyrtarët thanë se kjo databazë kishte madhësi prej 87 GB dhe ishte vetëm një fraksion i të dhënave që Sanix kishte grumbulluar.
Ditën e Marte autoritetet Ukrainas thanë se kanë arrestuar një haker të njohur si Sanix i cili bëri kërdinë vitin e kaluar u u shpreh të gatshëm të shiste një databazë me 773 milionë adresa e-mail-i dhe 21 fjalëkalime unike.
Zyrtarët thanë se kjo databazë kishte madhësi prej 87 GB dhe ishte vetëm një fraksion i të dhënave që Sanix kishte grumbulluar.
Ai pretendonte se ka databaza të tjera me informacione personale dhe financiare të qytetarëve Evropianë dhe Amerikanë. Të dhënat përmbanin e-mail-e, kode PIN, e-portofolë të kriptomonedhave, llogari PayPal dhe informacione rreth kompjuterëve të hakuar për tu shërbyer botnetëve në sulme DDoS.
Të dhënat e grumbulluara prej Sanix shumica ishin një kombinim i sulmeve të profilit të lartë. Por këtë muaj u raportua se Sanix po u shiste akses universiteteve si dhe VPN të kompromentuara.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë