Monedhë

Kategoritë

7 muaj më parë

Baidu prezanton versionin e ri të robotit me inteligjencë artificiale gjeneruese Ernie, thotë se krahasohet me ChatGPT

CEO Robin Li prezantoi Ernie 4.0 gjatë një evenimenti në Pekin duke thënë se mund të shkruajë një novelë për artet marciale në kohë reale. Ai gjithashtu demonstroi Ernie 4.0 duke krijuar posterë dhe video reklamuese.

Baidu prezanton versionin e ri të robotit me inteligjencë artificiale gjeneruese Ernie, thotë se krahasohet me ChatGPT

Gjiganti Kinez i teknologjisë Baidu ditën e Marte prezantoi versionin më të ri të modelit të inteligjencës artificiale gjeneruese, Ernie 4.0, duke thënë se është në të njëjtin nivel me ChatGPT dhe modelin GPT-4.

CEO Robin Li prezantoi Ernie 4.0 gjatë një evenimenti në Pekin duke thënë se mund të shkruajë një novelë për artet marciale në kohë reale. Ai gjithashtu demonstroi Ernie 4.0 duke krijuar posterë dhe video reklamuese.

Por analistët nuk u impresionuan ndërsa munguan krahasimet me versionin e kaluar. “Ne duhet të shohim përmirësime të dukshme kur Ernie 4.0 të jetë i disponueshëm, ndërsa risitë konkrete mugonin,” tha analisti i IDC Lu Yanxia.

Baidu, kompania e cila ka motorin më të madh të kërkimit në Kinë, konsiderohet si pararojë e modeleve AI në Kinë përballë një gatë të egër që ka filluar në mbarë botën rreth teknologjisë që me debutimin e ChatGPT vitin e kaluar.

Ernie u lançua në Mars me emrin ErnieBot edhe pse investitorët u shprehën të zhgënjyer sepse atyre ju treguan vetëm demonstrime të regjistruara më herët.

Në Gusht, Baidu ishin në mesin e disa kompanive që morën aprovimin shtetërorë për lançimin e produkteve AI për publikun. Ernie ka 45 milionë përdorues.

Ndërkaq Kina sot numëron të paktën 130 modele gjuhësore (LLM) ose 40 përqind të LLM në mbarë botën. SHBA ka 50 përqind të tyre.

Copyright: © PCWorld Albania