Monedhë

Kategoritë

5 muaj më parë

Bard bëhet më i fuqishëm falë modelit gjuhësor të ri AI të Google

Kompania thotë se Bard tashmë do të fuqizohet nga Gemini, modeli më i fundit dhe i avancuar gjuhësor AI i Google, duke i dhënë robotit një arsyetim, planifikim dhe kuptim më të avancuar.

Bard bëhet më i fuqishëm falë modelit gjuhësor të ri AI të Google

Google Bard, roboti bashkëbisedues me AI dhe rivali i ChatGPT, do të marrë një përditësim gjatë ditës së sotme për të cilin kompania pretendon se në mënyrë të ndjeshme fuqizon aftësitë e tij.

Kompania thotë se Bard tashmë do të fuqizohet nga Gemini, modeli më i fundit dhe i avancuar gjuhësor AI i Google, duke i dhënë robotit një arsyetim, planifikim dhe kuptim më të avancuar.

Gemini vjen në tre madhësi: Ultra, Pro dhe Nano duke i dhënë mundësi të funksionojë në çdo gjë nga platformat mobile tek qendrat e të dhënave.

Lançimi i Gemini për Bard do të bëhet në dy faza. Fillimisht Bard do të kalojë në Gemini Pro. Vitin e ardhshëm Google do të prezantojë Bard Advanced duke ju dhënë përdoruesve qasje në modelin më të mirë AI duke filluar me Gemini Ultra.

Versioni i Bard me Gemini Pro fillimisht do të jetë i disponueshëm në Anglisht në 170 vende të ndryshme të botës. Përpara se të lançohej për publikun, Gemini Pro u testua dhe në 6 prej 8 testimeve, Gemini performoi më mirë sesa GPT-3.5 thotë Google.

Përmirësimet do ta bëjnë Bard më të aftë për sa i përket gjërave të tilla si të kuptuarit dhe përmbledhjen e përmbajtjes, arsyetim, brainstorming, shkrimi dhe planifikim, thotë kompania.

Në 2024 Gemini Ultra debuton me Bard Advanced. Me këtë model, roboti mund të kuptojë dhe veprojë në lloje të ndryshme informacioni si tekst, imazhe, audio, video dhe kod.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 14%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy Book3 Ultra 16″, 32GB, 1TB SSD, Core i9

299,990 L
Kurseni: 50,000 L