Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Bien dhjetëra uebsajte shumë popullore në mbarë botën

Disa prej të prekurve janë Airbnb, UPS, HSBC, British Ariways dhe madje rrjeti PlayStation Network i lojërave online.

Bien dhjetëra uebsajte shumë popullore në mbarë botën

Shumë uebsajte popullore ranë ditën e Enjte në një ndërprerje masive globale. Vizitorët të cilët po përpiqeshin të aksesonin disa uebsajte merrni gabime në DNS që do të thotë se përpjekjet e tyre për tu qasur nuk arrinin tek vetë uebsajtet.

Disa prej të prekurve janë Airbnb, UPS, HSBC, British Airways dhe madje rrjeti PlayStation Network i lojërave online.

Origjina e problemi është tek ofruesi DNS Akamai dhe shërbimi Edge DNS. Në rrjetin social Twitter kompania tha se tashmë problemi ishte adresuar dhe shërbimet do të nisin të funksionojnë normalisht.

DNS është një shkurkim i Domain Name System i cili shndërron domainet si PCWorld.al në adresa IP që orientojnë drejt një serveri kompjuterike diku në internet.

Problemet me DNS do të thotë se shfletuesit tanë nuk gjejnë dot adresën IP përkastëse për një domain. Steam, Call of Duty, EA janë prekur gjithashtu. Në Qershor një tjetër ndërprerje masive nga Fastly shkatoi probleme të mëdha duke rrëzuar disa uebsajte të profilit të lartë dhe shumë gazeta online me shtrirje globale. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: