Përdoruesit nuk mund të identifikohen, të krijojnë llogari të reja ose të editojnë detajet e llogarive në PS5, PS4, PS Vita dhe PS3. Sigurisht nuk mund të transmetojnë lojëra në ueb ose në asnjë konsolë PlayStation.
Nuk jeni vetëm ju pasi PlayStation Network po përjeton aktualisht probleme duke nxjerrë përdoruesit nga lojërat me këto të fundit që po bien herë pas here.
Aktualisht raportimet e DownDetector tregojnë përdorues nga e mbarë bota që po përballen me probleme që prej mbrëmjes së 30 Shtatorit. Sony Interactive Entertainment ende nuk ka folur publikisht në lidhje me problemet por ka përditësuar faqen e statusit të shërbimit për të treguar se disa shërbime kanë rënë.
Përdoruesit nuk mund të identifikohen, të krijojnë llogari të reja ose të editojnë detajet e llogarive në PS5, PS4, PS Vita dhe PS3. Sigurisht nuk mund të transmetojnë lojëra në ueb ose në asnjë konsolë PlayStation.
Përdoruesit nuk mund të shfletojnë ose kërkojnë lojëra, të blejnë kupona, të bëjnë ndonjë blerje ose të shkarkojnë tituj të blerë më parë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë