Ndërsa bitcoin është konsideruar prej kohësh si një aset i sigurte në Uashington, shumë kriptomonedha të tjera kanë operuar në një hapësirë gri të rrezikshme.
Bitcoin ju afrua nivelit të 90 mijë dollarë mëngjesin e së Martes ndërsa kapi vleën e 89,864 dollarëve sipas CoinGecko.
Kriptomonedha më e madhe në botë u rrit me 9.5 përqind në 24 orët e fundit dhe 28.7 përqind që prej javës së kaluar duke kapur një vlerë tregu prej 1.76 trilionë dollarë.
Shumë investitorë besojnë se çmimi i Bitcoin do të arrijë 100 mijë dollarë përpara fundit të vitit. Premtimet e presidentit të zgjedhur Amerikan Donald Trump për rregullimin e kriptoaseteve si dhe të një qëndrimi më miqësor ndaj tyre kanë krijuar një optimizëm të lartë në industri.
Ndërsa bitcoin është konsideruar prej kohësh si një aset i sigurte në Uashington, shumë kriptomonedha të tjera kanë operuar në një hapësirë gri të rrezikshme.
Por kjo industri po shkon drejt një ambienti më pozitiv dhe të sigurte rregullator.
Ether gjithashtu u rrit me 7.3 përqind në 24 orët e fundit në 3,380 dollarë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë