Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Bitcoinët e ngelur për tu gërmuar drejt mbarimit

ipas ChartBTC bitcoin-ët e ngelur do të gërmohen në 4 vitet e ardhshme. Që kur u bë gërmimi i parë i monedhave në 2009, rrjeti bitcoin ka kaluar nëpër disa përgjysmime të shpërblimit për ata që i gërmojnë.

Ndërsa kapaciteti maksimal i bitcoin është 21 milionë, aktualisht kanë ngelur vetëm 2.5 milionë bitcoin për tu gërmuar. Në një cicërimë në rrjetin social Twitter, ChartBTC tha se rrjeti i bitcoin ka kaluar 18.5 milionë monedha në qarkullim.

Kjo do të thotë se kanë ngelur pak më pak se 2.5 milionë bitcoin për tu gërmuar ose 11.9% të totalit.

Sipas ChartBTC bitcoin-ët e ngelur do të gërmohen në 4 vitet e ardhshme. Që kur u bë gërmimi i parë i monedhave në 2009, rrjeti bitcoin ka kaluar nëpër disa përgjysmime të shpërblimit për ata që i gërmojnë.

Më i fundit ndodhi në Maj të këtij viti megjithatë bitcoin i fundit nuk do të gërmohet deri në 2140. Pas këtij viti nuk do të gërmohet më asnjë bitcoin.

Që nga fillimi i 2020-ës, kërkesa institucionale për bitcoin është rritur me shpejtësi. Ekspertët e Crypto Valley thonë se përgjysmimi i fundit është ndryshe nga proceset e ngjashme në të kaluarën sepse njerëzit po përdorin bitcoin për të ruajtur pasurinë dhe kursimet e tyre.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: