Monedhë

Kategoritë

11 muaj më parë

Blizzard sjell Overwatch 2 në Steam më 10 Gusht

Lojtarët do të kenë akses në listën e miqve të Steam dhe të ftojnë miqtë në Steam. Blizzard nuk njoftoi mbështetjen për Steam Deck edhe pse nuk do të parandalojë lojtarët ta provojnë lojën prej saj.

Blizzard sjell Overwatch 2 në Steam më 10 Gusht

Blizzard do të sjellë disa prej lojërave për PC edhe në Steam për herë të parë. Kompania njoftoi ditën e sotme se tranzicioni do të fillojë me Overwatch 2 më 10 Gusht por nuk hyri në detaje se çfarë titujsh do të vinë në platformë.

Presidenti i Blizzard Mike Ybarra përmes një njoftimi për shtyp se Battle.net mbetet prioritet për to por që kishin marrë disa kërkesa nga lojtarët edhe për platformën Steam.

Kompania dëshiron tu kujtojë përdoruesve edhe pse Overwatch 2 do të jetë i disponueshëm në Steam, do të kërkojë që të keni një llogari Battle.net për të luajtur lojën apo aksesuar funksionalitetet e cross-platform.

Lojtarët do të kenë akses në listën e miqve të Steam dhe të ftojnë miqtë në Steam. Blizzard nuk njoftoi mbështetjen për Steam Deck edhe pse nuk do të parandalojë lojtarët ta provojnë lojën prej saj.

Së bashku me mbështetjen për Steam, Overwatch 2 do të marrë një përditësim të madh ku lojtarët mund të presin misione PvE, një modalitet PvP dhe një hero të ri.

Copyright: © PCWorld Albania