Monedhë

Kategoritë

7 muaj më parë

ChatGPT sjell bisedat zanore për përdoruesit pa pagesë

Kur kompania prezantoi për herë të parë bisedat zanore, pranoi se ky funksionalitet ka disa rreziqe. Për shembull aktorë keqdashës mund të imitojnë figura publike dhe këdo që ata dëshirojnë.

ChatGPT sjell bisedat zanore për përdoruesit pa pagesë

OpenAI prezantoi bisedat zanore në ChatGPT në Android dhe iOS në Shtator duke ju dhënë përdoruesve opsionin për të biseduar me robotin AI nëse dëshironin.

Kompania e bëri funksionalitetin të disponueshëm për abonentët Plus dhe Enterprise asokohe me premtimin se do ta ofronte për të gjithë.

Tashmë bashkëthemeluesi i OpenAI Greg Brockman njoftoi në X se bashkëbisedimet zanore në ChatGPT janë të disponueshme për të gjithë përdoruesit në mobile.

Kur kompania prezantoi për herë të parë bisedat zanore, pranoi se ky funksionalitet ka disa rreziqe. Për shembull aktorë keqdashës mund të imitojnë figura publike dhe këdo që ata dëshirojnë.

Modeli i saj “text-to-speech” mund të gjenerojë audio njerëzore në vetëm pak sekonda. OpenAI ka punuar me aktorë për të krijuar funksionalitetin dhe ofron 5 versione të ndryshme të zërit.

Nuk është e qartë sesi funksionaliteti do të bëhet i disponueshëm, por për përdoruesit me pagesë duhet aktivizuar manualisht.

Lajmi vjen në një kohë kur OpenAI është përfshirë në trazira të brendshme pas shkarkimit të CEO-s Sam Altman me pjesën më të madhe të stafit që kërcënoi me largim.

Altman dhe Brockman janë rikthyer tashmë në kompani pas shpërbërjes së bordit drejtues të kompanisë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro

96,990 L129,990 L
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 15 Pro Max

112,990 L159,990 L
 

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L89,990 L