Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Chrome do të skanojë thellësisht skedarët e shkarkuar që i konsideron të rrezikshëm por jo për të gjithë përdoruesit

Ata që do të përfitojnë nga ky program, çdo informacion që dërgojnë do të skanohet plotësisht nga teknologjia e identifikimit të maluerëve Google Safe Browsing.

Programi i avancuar i mbrojtjes së Google ka për qëllim të mbrojë njerëzit të cilët veçanërisht rrezikohen nga sulme online duke ju siguruar masa sigurie shtesë në Chrome.

Ata që do të përfitojnë nga ky program, çdo informacion që dërgojnë do të skanohet plotësisht nga teknologjia e identifikimit të maluerëve Google Safe Browsing.

Më përpara ky program ka shkuar aq larg sa të etiketonte të dhëna të cilat konsiderohen të rrezikshme ende pa u shkarkuar. Tani Google thotë se nëse shkarkohet një skedar apo e dhënë e dyshimtë, një opsion i ri do të ofrohet për ata përdorues që rrezikohen për të skanuar më thellësisht.

Sapo përdoruesi jep akses, Chrome e ngarkon atë dhe e skanon plotësisht përmes Safe Browsing. Në konsiderohet e rrezikshme, e dhëna fshihet nga serverët thotë Google.

Megjithatë sipas motorit të kërkimit përdoruesit mund të vendosin nëse duan ta hapin ose jo. Opsioni vjen në një kohë kur Google ka premtuar të bëjë më shumë për të mbrojtur aktivistët, gazetarët, politikanët e figura të tjera të rëndësishme nga sulmet online.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: