Faqja e hapjes së Chrome është përditësuar me në fokus fillimin e kërkimeve të reja ose aksesimin e faqeve më të vizituara.
Enhanced Safe Browsing, funksionaliteti i Chrome që ndan URL-të e uebsajteve me Google në mënyrë që ky i fundit të mirëmbajë një databazë me sajte potencialisht të rrezikshme do të vijë në shfletuesin iOS.
Funksionaliteti ka qenë i disponueshëm prej kohësh në Android dhe Chrome por tani Google thotë se do të vijë në iPhone dhe iPad me versionin e ardhshëm të iOS.
Krahas përditësimeve të sigurisë, Google tha se do të përmirësojë edhe funksionalitetin e përkthimit integruar në shfletues. Një model i përditësuar i identifikimit të gjuhës njeh me saktësi më të gjuhën e një uebsajti që po vizitoni dhe e përkthen automatikisht.
Ka edhe disa ndryshime në ndërfaqen e përdoruesit. Chrome Actions, funksionaliteti që lejon përdoruesit të aksesojnë funksione si të pastrimit të të dhënave të shfletimit apo hapjen e një tabi të ri privat do të lançohet në iOS.
Faqja e hapjes së Chrome është përditësuar me në fokus fillimin e kërkimeve të reja ose aksesimin e faqeve më të vizituara.
Së fundi Google do tu kujtojë njerëzve se mund të përdorin Chrome për menaxhimin e fjalëkalimeve dhe vendosjen e tyre në çdo aplikacione tjetër iOS jo vetëm brenda shfletuesit.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë