Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Chromebook-ët u shitën si asnjëherë më parë gjatë 2020

Sektori i edukimit ka shumë të bëjë me rritjen e shitjeve të Canalys. Chromebook-ët janë shitur në kryesisht në tregun e edukimit.

Chromebook-ët u shitën si asnjëherë më parë gjatë 2020

Sipas analistëve Chromebook-ët patën një 2020 të shkëlqyer dhe tre mujori i fundit e tregoi mësë miri këtë. Firmat analitike Gartner dhe Canalys thonë se mbi 30 milion njësi janë shitur vetëm vitin e kaluar dhe 11 deri në 11.7 milionë tremujorin e katërt.

Canalys thotë se shitjet janë rritur me 2847% krahasuar me tre mujorin e katërt të 2019-ës. Në tërësi krahasuar me 2019-ën shitjet janë rritur me 80% sipas Gartner dhe 109% sipas Canalys.

Për krahasim, shitjet e kompjuterëve janë rritur me 115 këtë vit, rritja më e madhe në këtë kategori dekadën e fundit. Gartner përllogarit 275 milionë kompjuterë tradicionalë të shitur këtë vit.

Sektori i edukimit ka shumë të bëjë me rritjen e shitjeve sipas Canalys. Chromebook-ët janë shitur në kryesisht në tregun e edukimit.

Edhe Microsoft e ka pranuar se Chromebook-ët janë të shkëlqyer për shkollat. Me mësimin e zhvendosur në shtëpi, fëmijët të cilët kanë shpenzuar në shkolla kohën përballë një Chromebook nuk kanë për të kaluar në një kompjuter tradicional. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: