Sipas të dhënave të brendshme të kompanisë, 85.2 përqind të konsumatorëve kanë zgjedhur të bllokojnë edhe botët AI nga qasja në faqet e tyre.
Cloudflare lançoi një mjet të ri falas që pengon botët AI nga mbledhja e informacioneve nga uebsajtet e klientëve të saj për trajnimin e modeleve AI.
Shërbimi cloud po sigurohet se mjeti do të jetë i disponueshëm për mbarë bazën e saj të konsumatorëve, përfshirë ato në planet pa pagesë. Ky funksionalitet do të përditësohet me kalimin e kohës për të identifikuar më mirë botët AI.
Përmes një postimi në blog ku njoftoi përditësimin, ekipi i Cloudflare ndau disa të dhëna sesi klientët e saj po i përgjigjen boom-it të botëve që grumbullojnë përmbajtje për trajnimin e modeleve gjeneruese AI.
Sipas të dhënave të brendshme të kompanisë, 85.2 përqind të konsumatorëve kanë zgjedhur të bllokojnë edhe botët AI nga qasja në faqet e tyre.
Cloudflare ka identifikuar botët më aktivë nga viti i kaluar. Bytespider i ByteDance ishte përpjekur të aksesonte 40 përqind të faqeve nën mburojën e Cloudflare ndërsa GPTBot i OpenAI rreth 35 përqind.
Ato zinin gjysmën e kërkesave për të aksesuar uebsajtet në rrjetin e Cloudflare së bashku me Amazonbot dhe ClaudeBot.
Megjithatë përpjekjet për bllokimin e botëve AI nga aksesimi i përmbajtjeve të faqeve është një sfidë më vete. Gara AI për ndërtimin e modeleve më të shpejta ka bërë që kompanitë të thyejnë rregullat me grumbullimin e të dhënave. Perplexity AI është akuzuar së fundi për aksesimin e uebsajteve pa autorizim.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë